Sport

Ja cili do të jetë gjyqtari që do të vendos drejtësinë në ndeshjen tonë të fundit!

Nuk është një emër i panjohur, pasi gjashtë vite më parë, pikërisht në tetorin e vitit 2018, vendoste drejtësi te ndeshja e Kombëtares U-21 në Tiranë. Shpresat humbisnin me rezultatin 0-1 kundër Spanjës U-21 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

17 Nëntor 2024, 16:14 Nga DOSJA
Ja cili do të jetë gjyqtari që do të vendos

ZVICER - UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të vendosë drejtësi më 19 nëntor në Tiranë, kur Shqipëria të përballet me Ukrainën. Bëhet fjalë për arbitra portugezë, që kryesohen nga Xhoao Pinjeiro.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur, pasi gjashtë vite më parë, pikërisht në tetorin e vitit 2018 vendoste drejtësi te ndeshja e Kombëtares U-21 në Tiranë. Shpresat humbisnin me rezultatin 0-1 kundër Spanjës U-21 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Asistentët e 36-vjeçarit për të martën do të jenë Bruno Hezus dhe Luçiano Maila. Ndërkohë si arbitër i katërt është vendosur Xhoao Gonçaivesh.

Një sfidë vendimtare ajo mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërsa paralelisht për grupin B1 në Ligën e Kombeve do të jetë duke u luajtur Çeki-Gjeorgji. Të dyja këto sfida që nisin në orën 20:45.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2024, 11:42

E ardhmja e Osimhenit, e mjegullt…

TURQI - Këtë verë, Victor Osimhen e gjeti veten në zemër të një beteje mes klubeve më të mëdha evropiane q&e...