Art&Argëtim

“Nuk ka të dytë si ty, legjendë e gjallë”/ Aurela Gaçe i thur elozhe Aleksandër Gjokës pas daljes nga qelia

26 Dhjetor 2019, 10:10 Nga DOSJA
“Nuk ka të dytë si ty, legjendë e gjallë”/

TIRANË- Aurela Gaçe sigurisht që nuk mund të kalonte në heshtje arrestimin e mikut të saj të ngushtë dhe të vjetër Aleksandër Gjoka dhe lirimit të tij nga qelia, pas rreth 24 orësh. “Nuk ka të dytë, Aleksander Gjoka”, ka shkruar në mesazhin e saj Aurela Gaçe, pas daljes nga qelia e Aleksandër Gjokës.

“Legjendë e gjallë”, – shkruan ajo, duke i thurur elozhe një prej emrave më të spikatur të muzikës sonë, në tre dekadat e fundit.

Këngëtari i dashur për publikun, Gjoka u ndalua nga policia pak minuta pas mbylljes së festivalit në RTSH, dhe sipas versionit zyrtar ai u kap i dehur, duke ngarë makinën.

Por gjykata i dha lirinë më kusht një ditë më pas Aleksandër Gjokës, duke qenë se ai kishte planifikuar një sërë koncertesh për fundvit dhe u justifikua se nuk konsumonte alkool prej dy vitesh.

Kujtojmë se Aleksandër Gjoka u arrestua 3 ditë më parë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.. Gjykata e Tiranës,vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka aurela gaçe aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka aurela gaçe

Sondazh

Poll