Art&Argëtim

“O Zot, Shqipërinë e qeverisin gomerët që nga viti ’45, por ka shpresë”/ Lutja e aktorit shqiptar për Krishtlindje

26 Dhjetor 2019, 07:43 Nga DOSJA
“O Zot, Shqipërinë e qeverisin gomerët që nga viti

Tiranë– Gent Bejko, aktori shqiptar, i ftuar në emisionin “Soirree” bëri një lutje për Shqipërinë në ditën e Krishtlindjes.  Në lutjen e tij, ish-aktori i Portokallisë iu drejtua Zotit, duke i kërkuar që ta shpëtojë Shqipërinë nga politikanët që kanë qeverisur që nga viti ’45, të cilët i cilëson si “gomerë”.

“O Zot, unë jam mirë me familjen time me njerëzit e mi, por shpëtoje Shqipërinë nga gomerët që e qeverisin që nga viti ’45. Ka një shprehje që thotë ‘I zoti e nxjerr gomarin nga balta’ dhe shpresoj që populli im ta kuptojë që duhet ta nxjerri vetë gomarin nga balta dhe të mos durojë më gomerët që e qeverisin që nga ’45”, është shprehur aktori.

“Ke shpresë që do të plotësohet shpejt kjo lutje”?- e ka pyetur më tej Jonida Shehu.

“Po kam shpresë, sidomos tashmë që jetoj jashtë, shikoj që ne nuk jemi aspak një popull dele, nuk jemi një popull që mund të na tërheqësh kollaj prej hunde. Thjesht kemi nevojë që të jemi më pak të guximshëm”, ka përfundur aktori i njohur Gent Bejko.

Gent Bejko tashmë jeton në Kandada dhe është kthyer në atdhe për ditët e festave.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gent bejko lutja e aktorit shqiptar gent bejko lutja e aktorit shqiptar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2019, 20:41

TIRANË- Besa Kokëdhima ishte e ftuar këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” ku edhe ka folur për herë të parë edhe për largimin nga “Kënga Ma...