Art&Argëtim

Vëllezërit korçarë nuk dinë të ndalen, sjellin hitin e ri në prag të festave të fundvitit

26 Dhjetor 2019, 08:36 Nga DOSJA
Vëllezërit korçarë nuk dinë të ndalen,

TIRANË- Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi janë ndër këngëtarët më të dashur  në Shqipëri. Duket se vëllezërit këtë fundvit kanë një dhuratë për fansat e tyre, pasi ata  mbrëmjen e djeshme kanë publikuar këngën e tyre më të re, një bashkëpunim me artistin Bruno Revolt. Ata  kanë surprizuar fansat me këngën “Gjetsh belanë”.

Në klipin e këngës atmosfera është shumë festive, pasi  të gjithë shfaqen duke kënduar e kërcyer.

Duket se publiku e ka mirëpritur këngën, vetëm disa orë prej publikimit dhe ka arritur në mijëra klikime. Kënga ritmike e vëllezërve Endri dhe Stefi është ndarë me publikun në periudhën e duhur, pasi pritet të shoqërojë shumë mbrëmje festive për këtë fundvit.

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz endri dhe stefi vëllezërit korçar endri dhe stefi vëllezërit korçar

Sondazh

Poll