Art&Argëtim

Olsi Bylyku tregon zënkat me Bes Kallakun: Kur je në punë me njerëz që ke shumë afrimitet, ka më shumë shérre (VD)

26 Dhjetor 2019, 08:04 Nga DOSJA
Olsi Bylyku tregon zënkat me Bes Kallakun: Kur je në punë me

Tiranë- Olsi Bylyku ka treguar së fundmi edhe për zënkat që ka pasur me Bes Kallakun, që njëkohësisht është edhe miku i tij.

I ftuar në emisionin “Glamour” në RTV Ora ai ka treguar se zënkat në punë mes tyre nuk kanë munguar. Por aktori ka theksuar se asnjëherë nuk janë zënë në atë masë që të mos flasin.

Video, minuta e 15

“Kur je në punë me njerëz që ke shumë afrimitet, ka më shumë shérre sesa kur nuk e njeh. Kur nuk e njeh ja thua drejtpërdrejt atë që ke për të thënë. Ne kemi debatuar por më shumë kemi debatuar për punën, atëherë, tani nuk kemi asnjë debat. Debatonim, gjëja e parë kur vinte ai me vonesë, ose kur vija unë me vonesë. Kishte raste se unë edhe Besi nuk ishin e njëjta masë. Ai ishte një ose 2 masa më shumë se unë në kostumet.  Ngaqë isha më i vogli dhe bëja më të përkëdhelurin dhe i thoja ma jep tëndin për Zotin. Ai më thoshte: Aman o burrë të mbarojmë punë. Asnjëherë nuk jemi zënë me Besin që të mos të flasim kurrë”, tregoi ai. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bes kallaku olsi bylyku bes kallaku olsi bylyku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2019, 20:41

TIRANË- Besa Kokëdhima ishte e ftuar këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” ku edhe ka folur për herë të parë edhe për largimin nga “Kënga Ma...