Art&Argëtim

“As për në halé, turpi i mbuloftë kompozitorët dhe regjisorët”/ Poeti Ruka kritika të forta ndaj këngës së Elvanë

26 Dhjetor 2019, 06:38 Nga DOSJA
“As për në halé, turpi i mbuloftë kompozitorët

Tiranë- “Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në halé.” Kështu e ka quajtur poeti, skenaristi dhe regjisori Petrit Ruka, këngën ” Me tana” të këngëtares Elvana Gjata, e cila ishte pjesë e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ruka është shprehur se kjo këngë është një tmerr artistik. Sipas tij, organizatorët e këtij festivali duheshin “arréstuar” në sallë për krím ndaj gjuhës shqipe dhe fyérje të rëndë të dinjitetit të kulturës kombëtare shqiptare.

“Túrpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve, udhëheqësve artistikë, prezantuesve, redaktorëve, kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla. Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do te jenë, në varr.”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi: 

TMERR ARTISTIK DHE NJË URGJENCË KOMBËTARE

Jap e marr ta kuptoj këtë tekst të ndyrë që më doli para dhe nuk ia dal dot. Kjo quhet këngë…dhe qenka trasmetuar në Festival. Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në hale.
Shijoheni.
Teksti: Elvana Gjata
Këndon: Elvana Gjata
Kupton: Elvana Gjata

5 milion shqiptarë paguajnë RTSH për ndyrësi të tilla dhe na na na-n e saj…
Tmerr artistik.
Organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kultures kombëtare shqiptare.
Duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit. Unë vetë nuk do ta pranoja këtë tekst edhe sikur të vinte me muzikën e Ennio Morricone-s.

“Ti kam fal ty me tana
Me tana o me tana
Dashni me fal
O kush ka me ma nal?
A ma thua edhe sa
Duhet të pres ty me të pa
Ta di, dua ta di dhe sa
Kohën ndale, ndale
Të shkoj ngadale ndale
O më ngadale ndale
Na na na na na…”
Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve, udhëheqësve artistikë, prezantuesve, redaktorëve, kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla. Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do te jenë, në varr.

Festivali i 58 i Këngës në RTSH

Pas fitores së këtij festivali, Arilena Ara u shpreh se ndihet shumë e lumtur për çmimin dhe theksoi se ka shumë respekt për Elvana Gjatën. Nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kështu ajo pranoi hapur se  se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve. Menjëherë Arilena Ara dhe Alekta Vejsiu e hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami. Ndërsa Elvana Gjata u shpreh se askush nuk mund të hedh hem dhe baltë mbi punën e saj. 

Disa ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese elvana gjata petrit ruka arilena ara shpallet fituese elvana gjata petrit ruka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2019, 20:41

TIRANË- Besa Kokëdhima ishte e ftuar këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” ku edhe ka folur për herë të parë edhe për largimin nga “Kënga Ma...