Aktualitet

Po transportonte 3 kg kanabis, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Mësohet se i riu lëndën narkotike e kishte fshehur në motorrin e makinës së tij. 

17 Nëntor 2024, 08:55 Nga I.A
Po transportonte 3 kg kanabis, arrestohet 32-vjeçari në
Kanabis

KORÇË- Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë për transport të lëndëve narkotike. Mësohet se i riu u kap në flagrancë me 3 kg kanabis në makinën e tij. Mësohet se i riu lëndën narkotike e kishte fshehur në motorrin e makinës së tij. 

Njoftimi i Policisë:

Korçë Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Aksi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Kishte fshehur në motorrin e automjetit katër qese me lëndë narkotike dhe e transportonte për në Korçë me qëllim shitjen, kapet në flagracë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar "Aksi", kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj. Ky shtetas u kap në aksin "Bilisht -Korçë", duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

kanabis ne korce

Sondazh

Poll