Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin, i plagosuri ka marrë dëmtime të rënda

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të qendrës së qytetit në rrugën pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave.

16 Nëntor 2024, 18:27 Nga N.F
Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin, i plagosuri
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të qendrës së qytetit në rrugën pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave.

Sipas raportimeve një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka marrë dëmtime të rënda. I plagosuri është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Policia i ka bërë testin e alkoolit drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident dhe e ka shoqëruar më pas në komisariat.

 

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll