Aktualitet

FOTO/ I arrestuar më herët për vrasjen e Festim Lemjas, kush është 43-vjeçari Baki Huqi që u vendos në pranga nga operacioni antidrogë i SPAK

Njëri prej të arrestuarve është edhe 43-vjeçari, Baki Huqi. Ai rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën. Huqi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Ardian Xhixhabesit dhe plagosjen e vëllait të tij, Përparim Xhixhabesi, në një sallë bingo në qytetin e Durrësit, pas një grindje që ka nisur për një tavolinë. 

16 Nëntor 2024, 17:25 Nga N.F
FOTO/ I arrestuar më herët për vrasjen e Festim Lemjas, kush
Baki Huqi

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një operacion antidroge në Tiranë dhe Fushë Kurjë ndërsa në pranga kanë rënë 10 persona. Mes të arrestiar shtatë janë shqiptarë ndërsa ata janë pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine. Droga më pas vinte e përpunohej në Shqipëri dhe tregohej në vendet e Bashkimit Europian. 

Njëri prej të arrestuarve është edhe 43-vjeçari, Baki Huqi. Ai rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën. Huqi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Ardian Xhixhabesit dhe plagosjen e vëllait të tij, Përparim Xhixhabesi, në një sallë bingo në qytetin e Durrësit, pas një grindje që ka nisur për një tavolinë.  Ndërkohë, në vitin 2013, Huqi, bashkë me dy persona të tjerë, vranë në fshatin Radë të Durrësit, Festim Lemjas në një lokal me muzikë, në sherrin e nisur për një balerinë të lokalit. 57-vjeçari nga Xhafzotaj i Durrësit, rezulton të ishte dënuar edhe para vitit 2013.

SPAK ka bërë me dije se hetimi ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë. Po ashtu, sipas SPAK janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Në njoftim thuhet se janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.


SPAK shton se provat e sekuestruara përfshijnë: material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Prokuroria e Posaçme theksoi se nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara.

baki huqi spak be amerika latine

Sondazh

Poll