Aktualitet

Furgoni përplaset me makinën në Maliq, 7 persona të lënduar

Mësohet se një furgon është përplasur me një makinë në fshatin Pendavinj.

17 Nëntor 2024, 08:06 Nga I.A
Furgoni përplaset me makinën në Maliq, 7 persona të
Foto Ilustruese

MALIQ- Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq. Mësohet se një furgon është përplasur me një makinë në fshatin Pendavinj. Nga përplasja kanë mbetur të lënduar 7 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet. 

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip "Benz" furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin B. C. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip "Volkswagen", të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne maliq

Sondazh

Poll