Aktualitet

U kap me 76 kg kanabis sapo kaloi kufirin në Malin e Zi, arrestohet 35-vjeçari

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi atij iu gjet një sasi e madhe lënde narkotike. Punonjësit e policisë në rrugën Poprati- Podgoricë në qytetin e Deljajit kanë kontrolluar një automjet me targa të Podgoricës, i cili lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë.

16 Nëntor 2024, 18:02 Nga N.F
U kap me 76 kg kanabis sapo kaloi kufirin në Malin e Zi, arrestohet
Droga

MAL I ZI- Oficerët Kufitare të Malit të Zi kanë vënë në pranga ditën e sotme një person. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi atij iu gjet një sasi e madhe lënde narkotike. Punonjësit e policisë në rrugën Poprati- Podgoricë në qytetin e Deljajit kanë kontrolluar një automjet me targa të Podgoricës, i cili lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë.


Automjeti drejtohej nga 35-vjeçari me inicialet, P. Gj. Zyrtarët policorë kanë gjetur katër thasë të mëdhenj me kanabis, me peshë totale rreth 76 kilogramë. Me urdhër të prokurorisë në Podgoricë, i riu është ndaluar me kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

mal i zi arrestohet me droge i riu

Sondazh

Poll