Aktualitet

Hera e tretë brenda katër ditësh/ Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlorë, banorët: Shteti të marrë masa! Është kancer i gjallë

Banoret thonë se tymi nga djegia e mbetjeve urbane te qytetit te Vlorës është kancerogjen, ndërsa prej kohesh është kthyer ne një shqetësim serioz për shëndetin e tyre.

16 Nëntor 2024, 15:56 Nga N.F
Hera e tretë brenda katër ditësh/ Përfshihet nga flakët
Zjarr

VLORË- Një zjarr ka rënë në mbetjet urbane të qytetit të Vlorës. Mësohet se një tym i madh i zi ka "pushtuar" zonën. Zjarri dhe tymi ka sjellë që të shqetësojë banorët pasi kjo nuk është hera e parë që mbejtet përfshihen nga flakët. Banoret thonë se tymi nga djegia e mbetjeve urbane te qytetit te Vlorës është kancerogjen, ndërsa prej kohesh është kthyer ne një shqetësim serioz për shëndetin e tyre.

“Normale që është tymi, është e vazhdueshme kjo punë. Të paktën shteti të marrë një masë, se vdesim nuk rrihet, është kancer i gjallë, është e përditshme, e përditshme kjo punë. Është e përditshme të gjithë i kanë marrë të vendosin një bllokim atje, mos të kalojnë më makinat, shiko çfarë bëhet, a rrihet me, jetohet me …” tha një banor.

Kjo është hera e trete brenda katër ditësh që vendi i grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës përfshihet nga flakët. Zgjidhja e vetme e kësaj situate është hapja e landfilldit të Sherishtes, për të cilin të paktën deri më tani, veç deklarate dhe fjalëve optimiste nuk ka asnjë gjë konkrete.

zjarr ne mbetjet urbane ne vlore

Sondazh

Poll