Bota

Dy raketa u hodhën para shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Cezare

Më 22 tetor kundër rezidencës së Netanyahut është hedhur edhe një dron tjetër por pa shkaktuar viktima ose lëndime në njerëz. Nga ky sulm janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

16 Nëntor 2024, 22:34 Nga N.F
Dy raketa u hodhën para shtëpisë së kryeministrit izraelit,
Netanyahu

IZRAEL- Dy raketa ranë përpara rezidencës private të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Cezare. Lajmin e konfirmuan shërbimet izraelite të sigurisë, duke e quajtur atë një "incident të rëndë". Hezbollahu pak kohë më parë kishte nisur një sulm me raketa që rezultoi në shkatërrim masiv në një sinagogë në Haifa. Në një deklaratë të përbashkët Sin Bet dhe policia deklarojnë se flakët kanë rënë në oborr, përballë rezidencës së kryeministrit.


“Kryeministri dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi”, shtuan ata në momentin e ngjarjes, duke folur për një incident të rëndë dhe një përshkallëzim të rrezikshëm. Nuk dihet se kush është përgjegjës për ngjarjen.

Më 22 tetor kundër rezidencës së Netanyahut është hedhur edhe një dron tjetër por pa shkaktuar viktima ose lëndime në njerëz. Nga ky sulm janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

Netanyahu më pas akuzoi Hezbollahun, një aleat i Iranit, se përpjekje për të vrarë atë dhe gruan e tij do ta paguanin një çmim të rëndë. Tre ditë më vonë, lëvizja islamike libaneze mori përgjegjësinë për sulmin.

raketa izrael netanyahu

Sondazh

Poll