Bota

Tragjike në Indi/ 10 foshnja digjen pas zjarrit të rënë në spital, nëna e dëshpëruar për fatin e bebes së saj: Nuk munda të hyja për të shpëtuar fëmijën tim! (VIDEO)

Stafi i spitalit në rrethin Jhansi në shtetin Uttar Pradesh arriti të shpëtojë 44 foshnja, por 16 janë në gjendje kritike. Tre nga dhjetë foshnjat që vdiqën ende nuk janë identifikuar, duke i lënë prindërit të pyesin nëse ishin fëmijët e tyre.

16 Nëntor 2024, 18:47 Nga N.F
Tragjike në Indi/ 10 foshnja digjen pas zjarrit të rënë
Spitali

INDI- 10 foshnja kanë vdekur pas një zjarr që shpërtheu në repartin e të porsalindurve të një spitali në veri të Indisë. Zjarri u përhap shpejt dhe pasoi kaos dhe panik me prindërit që thyen xhamat për të hyrë në repart, duke u përpjekur të shpëtojnë fëmijët e tyre.


"Infermieret po i shtynin njerëzit jashtë, por ata që arritën të futeshin, kapën çdo fëmijë që mundën," tha një dëshmitar.

Stafi i spitalit në rrethin Jhansi në shtetin Uttar Pradesh arriti të shpëtojë 44 foshnja, por 16 janë në gjendje kritike. Tre nga dhjetë foshnjat që vdiqën ende nuk janë identifikuar, duke i lënë prindërit të pyesin nëse ishin fëmijët e tyre.

 


“Kur shpërtheu zjarri, nuk munda të hyja për të shpëtuar fëmijën tim. Si munda? Kur askush nuk mund të hynte, si mund të ma jepte dikush fëmijën tim?" tha një nënë e re, e cila është ende në kërkim të foshnjës së saj 10-ditore.

Zjarri i së premtes mbrëma në spitalin Maharani Laxmi Bai Medical College i atribuohet një defekti elektrik. Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqnin prindër të shqetësuar jashtë spitalit për fatin e fëmijëve të tyre.

Mediat indiane raportuan se zjarri fillimisht shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të repartit të foshnjave rreth orës 22:30 me orën lokale. Zyrtarët lokalë besojnë se një qark i shkurtër ose një mosfunksionim tjetër në një makinë të përdorur për të ngritur nivelin e oksigjenit në dhomë shkaktoi zjarrin.

 

zjarr ne spital ne indi vdesin 10 foshnja

Sondazh

Poll