Bota

Lufta në Ukrainë/ G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa më të ashpra ndaj Rusisë

“Rusia mbetet pengesa e vetme për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të botuar të shtunën, e miratuar “në mbështetje të Kievit ndërsa afrohet dita e njëmijtë e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

16 Nëntor 2024, 15:44 Nga ZH.LL
Lufta në Ukrainë/ G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa
Joe Biden dhe Giorgia Meloni

ROMË- Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) përsëritën të shtunën një zotim për të vazhduar imponimin e masave më të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, përmes sanksioneve, kontrolleve të eksporteve dhe masave të tjera, dhe u zotuan të mbështesin Kievin për aq kohë sa të duhet.

“Rusia mbetet pengesa e vetme për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të botuar të shtunën, e miratuar “në mbështetje të Kievit ndërsa afrohet dita e njëmijtë e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

Italia mban presidencën e rradhës në vitin 2024 të G7, e cila përfshin gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Japoninë, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë.

“G7 konfirmon angazhimin e saj për të vendosur masa më të ashpra ndaj Rusisë përmes sanksioneve, kontrolleve të eksportit dhe masave të tjera efektive. Ne qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën”, thuhet në deklaratë.

 

rome g7 shba japoni kanada france gjermani britani

Sondazh

Poll