16 Nëntor 2024, 20:03
Nga N.F
Protesta
GJEORGJI- Protestuesit në Abkhazi sulmuan parlamentin dhe refuzuan të largoheshin nga ndërtesa edhe pasi presidenti i rajonit ua ofroi atyre si kusht dorëheqjen e tij. Demonstruesit sulmuan Parlamentin për të protestuar ndaj një marrëveshjeje investimi me Moskën.
Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se presidenti, Aslan Bzania tha se do të jepte dorëheqjen dhe do të thërriste zgjedhje të parakohshme nëse protestuesit dalin nga parlamenti në kryeqytetin e Abkhazisë, Sukhumi, dhe propozojnë një nënpresident si president të përkohshëm.
"Kur ata të largohen nga ndërtesa, unë do të nënshkruaj letrën time të dorëheqjes dhe në zgjedhjet e reja do të shohim se sa mbështetje do të kenë", citon RIA të ketë thënë Bzania. Ai tha se planifikon të kandidojë në këto zgjedhje.
Protestuesit thanë në një deklaratë se veprimi i tyre nuk ishte i drejtuar kundër marrëdhënieve të ngushta të Abkhazisë me Rusinë, por akuzuan Bzania se po përpiqej t'i përdorte këto marrëdhënie për përfitimin e tij dhe duke i manipuluar ato për të forcuar regjimin e tij. Nga ana e saj, Moska tha se po monitoronte me shqetësim "situatën e krizës" dhe u bëri thirrje qytetarëve rusë të shmangin udhëtimin në Abkhazi.
Rusia njohu Abkhazinë dhe një rajon tjetër separatist, Osetinë e Jugut, si shtete të pavarura në vitin 2008, pasi mundi Gjeorgjinë në një luftë pesë-ditore. Ajo ruan bazat ushtarake në të dy rajonet dhe mbështet ekonomitë e tyre. Shumica e komunitetit ndërkombëtar e njeh Abkhazinë si pjesë të Gjeorgjisë, nga e cila u shkëput gjatë luftërave në fillim të viteve 1990
protestat ne gjeorgji
Bota
16 Nëntor 2024, 18:47
N.F
Spitali
INDI- 10 foshnja kanë vdekur pas një zjarr që shpërtheu në repartin e të porsalindurve të një spitali n&eum...
Bota
16 Nëntor 2024, 17:14
ZH.LL
Filipine
FILIPINE- Super tajfuni Man-yi ka mbërritur në Filipine, tajfuni i gjashtë që godet vendin në një muaj.
Stuhia...
Bota
16 Nëntor 2024, 17:09
N.F
Mitsotakis dhe Samaras
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar ditën e sotme përjashtimin nga partia Demokracia...
Bota
16 Nëntor 2024, 16:47
ZH.LL
Carlos Mazón
SPANJË- Udhëheqësi rajonal spanjoll, Carlos Mazón që po përballet me presion të jashtëzakonsh...
Bota
16 Nëntor 2024, 16:37
ZH.LL
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati për të marrë detyrën, një proc...
Bota
16 Nëntor 2024, 16:21
ZH.LL
Foto ilustruese
GAZA- Një avion i forcave ajrore italiane u ngrit të shtunën duke transportuar më shumë se 15 tonë ndihm...
Bota
16 Nëntor 2024, 15:44
ZH.LL
Joe Biden dhe Giorgia Meloni
ROMË- Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) përs&eum...
Bota
16 Nëntor 2024, 14:00
ZH.LL
Sergio Mattarella
ITALIA- Në Fletoren Zyrtare të hënën do të publikohet ligji që e bën të dënueshëm krimi...
Bota
16 Nëntor 2024, 13:01
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Kompania shtetërore ruse e gazit natyror, Gazprom ka ndërprerë furnizimet për Austrinë mëngjesin e 16 ...
Bota
16 Nëntor 2024, 12:54
ZH.LL
Foto ilustruese
KINË- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë banimi u dogj nga zjarri m&...