16 Nëntor 2024, 21:07
Nga N.F
Foto ilustruese
MAL I ZI- Analistët vlerësojnë se gjyqësori ende nuk i ka hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës në Malin e Zi. Sipas tyre gjyqësori nuk ka vullnet politik për hetim të krimeve të luftës dhe se gjykata malazeze, siç thanë ata, duhet të kalojë nëpër një sistem të posaçëm të vetingut. Ata theksojnë se Mali i Zi duhet t'i përmbahet rekomandimeve të Komisionit Evropian, i cili në raportin e fundit kërkon dënimin konkret të krimeve të luftës gjatë luftës së viteve të 90.
Analistët vlerësojnë se Malit të Zi i duhet një qasje më aktive për hetimin, ndjekjen penale, gjykimin dhe ndëshkimin e krimeve gjatë luftës së viteve 90. Një vlerësim të tillë e rekomandon edhe Komisioni Evropian, në raportin e fundit, ku nga Mali i Zi kërkon dënimin konkret të krimeve të luftës, i cili sipas tyre ka munguar dukshëm.
Analisti dhe ish kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiq tha se gjyqësori në Malin e Zi ende nuk ka hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës në Malin e Zi.
“Për fat të keq problemi më i madh është se Mali I Zi ende nuk është ballafaquar me të kaluarën. Institucionet gjyqësore ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës. Në fakt ka patur një vullnet të fuqishëm dhe të organizuar për të shmangur përgjegjësinë. Qasja e gjyqësorit në procedurat e hulumtimit të krimeve të luftës, duhet të jetë proaktive për të hetuar, ndjekur penalisht, gjykuar dhe ndëshkuar në mënyrë efektive,” tha zoti Pepiq.
Analisti Nikollë Berishaj, vë në dukje, se në Mal të Zi nuk ka vullnet politik për hetim të krimeve të luftës dhe se gjykata malazeze, siç tha ai duhet të kalojë nëpër një sistem të posaçëm të vetingut.
“Gjykata malazeze duhet të kalojë nëpër një sistem të posaçëm të vetingut, veçanërisht të krimeve të luftës. Ne kemi shembull rastin në Husaj ku për një ditë vriten një numër i madh i refugjatëve, apo më mirë të themi të dëbuarve nga Kosova dhe gjykatat në Malin e Zi praktikisht nuk dënon asnjë person”, tha zoti Berishaj.
Zoti Pepiq tha se gjyqësori duhet të përmirësojë qasjen ndaj hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve të luftës, pasi dihet se një numër i qytetarëve të Malit të Zi ishin pjesëmarrës në ato krime.
“Një numër i qytetarëve të Malit të Zi ishin pjesëmarrës në ato krime të luftës. Ne kemi raste kur të debuarit nga lufta në ish-jugosllavi, që kërkuan shpëtim në Mal të Zi iu dorëzuan ushtrisë serbe të Ratko Mladiçit dhe Radovan Karaxhiqit dhe për këtë nuk kemi asnjë proces gjyqësor”, tha Pepiq.
Zoti Berishaj beson se pa i gjykuar dhe arrestuar kriminelët e luftës gjyqësori në Malin e Zi nuk mund të konsiderohet i pavarur.
“Kur të fillojnë të hyjnë në procedurë gjyqësore kriminelët e luftës, atëherë mund të flasim për një gjyqësi të pavarur, për një gjyqësi që do të jetë nder edhe për Malin e Zi si për çdo shtet tjetër demokratik”, tha analisti Berishaj.
Në procesin drejt integrimit evropian Mali i Zi, sipas analistëve, është i detyruar të ndjek në mënyrë efektive krimet e luftës në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare me qasje në drejtësi dhe dëmshpërblime për viktimat./VOA
mal i zi analiste krime lufte
Bota
16 Nëntor 2024, 20:03
N.F
Protesta
GJEORGJI- Protestuesit në Abkhazi sulmuan parlamentin dhe refuzuan të largoheshin nga ndërtesa edhe pasi presidenti i raj...
Bota
16 Nëntor 2024, 18:47
N.F
Spitali
INDI- 10 foshnja kanë vdekur pas një zjarr që shpërtheu në repartin e të porsalindurve të një spitali n&eum...
Bota
16 Nëntor 2024, 17:14
ZH.LL
Filipine
FILIPINE- Super tajfuni Man-yi ka mbërritur në Filipine, tajfuni i gjashtë që godet vendin në një muaj.
Stuhia...
Bota
16 Nëntor 2024, 17:09
N.F
Mitsotakis dhe Samaras
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar ditën e sotme përjashtimin nga partia Demokracia...
Bota
16 Nëntor 2024, 16:47
ZH.LL
Carlos Mazón
SPANJË- Udhëheqësi rajonal spanjoll, Carlos Mazón që po përballet me presion të jashtëzakonsh...
Bota
16 Nëntor 2024, 16:37
ZH.LL
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati për të marrë detyrën, një proc...
Bota
16 Nëntor 2024, 16:21
ZH.LL
Foto ilustruese
GAZA- Një avion i forcave ajrore italiane u ngrit të shtunën duke transportuar më shumë se 15 tonë ndihm...
Bota
16 Nëntor 2024, 15:44
ZH.LL
Joe Biden dhe Giorgia Meloni
ROMË- Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) përs&eum...
Bota
16 Nëntor 2024, 14:00
ZH.LL
Sergio Mattarella
ITALIA- Në Fletoren Zyrtare të hënën do të publikohet ligji që e bën të dënueshëm krimi...
Bota
16 Nëntor 2024, 13:01
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Kompania shtetërore ruse e gazit natyror, Gazprom ka ndërprerë furnizimet për Austrinë mëngjesin e 16 ...