Aktualitet

Mollët në Dibër kalben në degë, kanë fatin e qershisë (FOTO)

Dhjetra kuintal mollë mbeten pa shitur ose kalben në pemë për shkak të mungesës së tregut të shitjes ose të çmimit shumë të ulët në treg. Ky është një plantacion me mollë në fshatin Melan të Bashkisë së Dibrës. Fermerët thonë se për shkak të mungesës së tregut të shitjes, fermerët nuk e kanë marrë mundimin për t’i vjelë kjo edhe për shkak se ka një kosto vjelja.

16 Nëntor 2024, 15:46 Nga Enver Doçi
Mollët në Dibër kalben në degë, kanë fatin e
Dibër


DIBËR- Si një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollës në vendin tonë, Dibra po vijon të përballet me të njëjtën situatë çdo vit. Dhjetra kuintal mollë mbeten pa shitur ose kalben në pemë për shkak të mungesës së tregut të shitjes ose të çmimit shumë të ulët në treg. Ky është një plantacion me mollë në fshatin Melan të Bashkisë së Dibrës. Fermerët thonë se për shkak të mungesës së tregut të shitjes, fermerët nuk e kanë marrë mundimin për t’i vjelë kjo edhe për shkak se ka një kosto vjelja.


Siç duket nga pamjet, frutat e mollës kanë mbetur në pemë ose janë kalbur në tokë pasi pronari nuk i ka mbledhur për t’i shitur në treg. Fermerët e Dibrës vazhdimisht janë ankuar për mungesën e tregut të shitjes. Ata i qëndrojnë idesë që shteti duhet të ju ndërtojë dhoma frigoriferike në mënyrë që të kenë mundësinë të ruajnë prodhimin deri në gjetjen e tregut apo deri në rritjen e çmimit.


Kjo është periudha më e vështirë e fermerëve pasi tregu vendës është mbushur edhe me prodhim të jashtëm i cili vjen me një kosto më të lirë se sa ai i prodhimit të tyre për shkak të çmimeve të larta të proceseve që i duhen bërë pemës së mollës deri në vjeljen e frutit.

mollet ne diber kalben ne dege

Sondazh

Poll