16 Nëntor 2024, 07:44
Nga M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Telefonatën e tij me presidentin rus Vladimir Putin kancelari Olaf Scholz ka shkaktuar kritika dhe zemërim në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e akuzoi kancelarin se me këtë veprim ka hapur "kutinë e Pandorës". "Kjo është pikërisht ajo që Putini do prej kohësh. Për të është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta dobësojë izolimin ku ndodhet”, tha Zelensky.
Zelensky tha se kancelari Scholz e kishte informuar paraprakisht për telefonatën. Ministria e Jashtme në Kiev deklaroi para telefonatës se kundrejt Putinit nevojiten "veprime konkrete dhe të forta që e detyrojnë atë të bëjë paqe, dhe jo punë bindëse dhe "përpjekje për ta qetësuar", të cilat ai i merr si shenjë dobësie dhe i përdor për avantazhin e vet."
Zelensky: Jo më marrëveshje Minsku
Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë për "paqe të vërtetë". Nuk do të ketë më marrëveshje Minsku, shtoi ai, duke iu referuar dy marrëveshjeve të Minskut të lidhura në vitet 2014 dhe 2015 pas përpjekjeve intensive diplomatike nga Gjermania dhe Franca. Në atë kohë Berlini dhe Parisi u përpoqën së bashku të ndërmjetësonin mes Rusisë dhe Ukrainës, por marrëveshjet e Minskut nuk çuan në frenimin e konfliktit në Ukrainën lindore. Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e marrëveshjeve.
Çfarë i tha kancelari Scholz Putinit?
Sipas burime të brendshme nga qeveria e kancelarit Scholz gjatë bisedës telefonike me presidentin rus Putin kishte dënuar luftën e agresionit kundër Ukrainës, "e cila prej më shumë se 1.000 ditësh ka sjellë vdekje, vuajtje dhe shkatërrim në Ukrainë". "Kancelari dënoi veçanërisht sulmet ajrore ruse kundër infrastrukturës civile në Ukrainë," thanë burimet.
Po ashtu thuhet se kancelari gjerman i bëri thirrje Putinit që të tërheqë trupat ruse nga Ukraina dhe "kërkoi nga Rusia gatishmëri për negociata serioze me Ukrainën për të arritur një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme"./ DW
volodymy zelenskyy
Bota
16 Nëntor 2024, 07:38
M.B
Doug Burgum
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, ka emëruar Guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum për të drejtuar...
Bota
16 Nëntor 2024, 07:27
M.B
Karoline Leavitt
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 v...
Bota
16 Nëntor 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike kanë dhënë një efekt të madh, shkruan The Economist. Më pak ...
Bota
15 Nëntor 2024, 22:53
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka lartësuar të premten bashkëpunimin mes Koresë së Jugut, J...
Bota
15 Nëntor 2024, 22:46
N.F
Foto ilustruese
AUSTRI- Rusia e ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin me gazë nga 16 nëntori, që ës...
Bota
15 Nëntor 2024, 22:21
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se një bisedë telefonike midis Olaf Scholz dhe Vladimir Putin do të ...
Bota
15 Nëntor 2024, 20:31
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësit e parë të huaj që uroi Presidentin e zgjed...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:14
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, nuk i ka harruar kritikat e bëra për të nga mediat dhe botuesit amerikan&eum...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:00
N.F
Pllaka me mbishkrimet
SHBA- Pllaka më e vjetër e njohur e mbishkruar me Dhjetë Urdhërimet nga Dhiata e Vjetër prite...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:05
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimev...