Bota

Tragjedi në Kinë/ Zjarr në një ndërtese banimi, të paktën 7 të vdekur! Nuk dihen shkaqet e zjarrit

Zjarri ka rënë në orën 5:02 të mëngjesit të së shtunës. Dy kate të një pallati pesëkatësh me një sipërfaqe rreth 160 metra katrorë, janë përfshirë nga flakët, raportojnë mediat e huaja.

16 Nëntor 2024, 12:54 Nga ZH.LL
Tragjedi në Kinë/ Zjarr në një ndërtese banimi, të
Foto ilustruese

KINË- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë banimi u dogj nga zjarri mëngjesin e sotëm në qarkun Sangzhi, provincën Hunan, sipas autoriteve. 

Zjarri ka rënë në orën 5:02 të mëngjesit të së shtunës. Dy kate të një pallati pesëkatësh me një sipërfaqe rreth 160 metra katrorë, janë përfshirë nga flakët, raportojnë mediat e huaja.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ekipet emergjente. Shtatë persona u gjetën të vdekur, tha ai.

Ekipet zjarrfikëse, ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë banorëve, fatkeqësisht shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, shkaku i zjarrit ende nuk dihet teksa është duke u hetuar.

kine tragjedi digjet pallati 7 te vdekur

Sondazh

Poll