Aktualitet

Reshjet e borës përfshijnë juglindjen gjatë natës! Zbardhet Korça, në Dardhë trashësia dëborës arrin deri në 10 cm

Në zonat malore intensiteti i reshjeve ka qenë mesatar, ndërsa në zonat fushore ka pasur reshje të pakta bore. Gjatë natës temperaturat zbritën në –2 grade C, ndërsa temperaturat e ditës janë në vlera pozitive.

16 Nëntor 2024, 10:16 Nga ZH.LL
Reshjet e borës përfshijnë juglindjen gjatë natës!
debora ne Korce

KORÇË- Reshjet e borës gjatë natës kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e juglindjes. Në Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në Voskopojë bora ka arritur 5 cm.

Në zonat malore intensiteti i reshjeve ka qenë mesatar, ndërsa në zonat fushore ka pasur reshje të pakta bore. Gjatë natës temperaturat zbritën në –2 grade C, ndërsa temperaturat e ditës janë në vlera pozitive.

Në rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafëthanën dhe Kolonjën nuk ka prezencë bore. Rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës, në të cilat u ndërhy gjatë natës me mjete borëpastruese, dhe po qarkullohet normalisht.

 

korce juglindje dardha voskopoja reshje debore

Sondazh

Poll