Art&Argëtim

‘Të dua shumë zemër’, Rudina Magjistari nuk mban dot lotët në studio: Mbeta pa fjalë (VD)

25 Dhjetor 2019, 21:10 Nga DOSJA
‘Të dua shumë zemër’, Rudina Magjistari nuk mban dot

TIRANË- Të shumtë janë të ftuarit të cilët në studion e “Rudina” nuk kanë mundur t’i mbajnë dot lotët. Këtë herë, duket se ishte radha e vetë drejtueses së emisionit që të surprizohej dhe ta kishte të vështirë që të mbante lotët. Stafi i kishte përgatitur Rudina Magjistarit një insert, ku shqiptarë nga shtete të ndryshme të botës e përshëndesnin dhe e uronin për Krishtlindje. Një urim të veçantë e pati edhe vetë stafi i emisionit për eproren e tyre.

“Unë nuk e di, por mbeta pa fjalë. E falenderoj pafund stafin tim sepse e kam të jashtëzakonshëm, ju dua fort. Faleminderit shumë për këtë surprizë të jashtëzakonshme, si asnjëherë tjetër në jetën time”.

Por surpriza më e bukur ishte dedikimi që bashkëshorti dhe vajza Mia kishin për moderatoren e dashur. Lulet prej tyre e emocionuan pafund Rudina Magjistarin. Ajo hapi edhe dedikimin e Mias, që e ndau me gjithë publikun.

“Kjo është një kartolinë nga Mia ime, o shpirti i mamit. “Mami të dua”, e ka shkruar me shkrimin e vet, ka filluar të mësojë të shkruajë… zemra ime. Faleminderit shumë edhe dashurisë së jetës time, bashkëshortit tim, shumë faleminderit. Të dua shumë zemër”.

Lotëve nuk u shpëtuan as të ftuarit në studio, e madje as publiku. Në fund, me humor të ftuarit u shprehën të kënaqur që për herë të parë ishte Rudina Magjistari ajo që nuk mbante dot lotët.

“Shumë faleminderit që e arritëm këtë ditë dhe unë të pashë nga afër duke qarë”, tha gazetari Enkel Demi. “Sepse gjithmonë na ka bërë Rudina, mua të paktën 4 herë më ka bërë të qaj në studio”, shtoi gazetarja Saranda Hoda.

(Marrë nga Tvklan.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz qan rudina magjistari rudina magjistari surpriza per rudinen qan rudina magjistari rudina magjistari surpriza per rudinen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Dhjetor 2019, 20:41

TIRANË- Besa Kokëdhima ishte e ftuar këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” ku edhe ka folur për herë të parë edhe për largimin nga “Kënga Ma...