Sport

Ana tjetër e panjohur e Mohamed Salah... nga Anfield në Londër te Panairin e Librit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Anësori i Liverpool dhe Egjiptit tregon se leximi ka ndikuar shumë në karrierën e tij

15 Nëntor 2024, 19:28 Nga DOSJA
Ana tjetër e panjohur e Mohamed Salah... nga Anfield në Londër te

ANGLI - Mohamed Salah është tashmë një legjendë e Liverpoolit dhe Premier League. Këtë sezon ylli egjiptian është bërë lojtari i pare, që arrin dyshifrorë në gola dhe asistime, duke numëruar të gjitha kompeticionet në 5 ligat kryesore evropiane: kur ka nisur ky pushim ndërkombëtar, ai ka 10 gola dhe 10 asistime me skuadrën Reds nga Anfield. Por ka edhe një Salah tjetër që pakkush e di.

Anësori i Liverpoolit u lirua nga Egjipti, pas ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Afrikës këtë të premte kundër Bregut të Gjelbërt dhe këtë të martë kundër Botsvanës, pasi 'faraonët' tashmë kanë marrë lejen e tyre për turneun në fjalë. Dhe, duke përfituar nga disa ditë pushimi, Salah është këtë të dielë i ftuari i nderit në Panairin e Librit Sharjah (Emiratet e Bashkuara Arabe).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by هيئة الشارقة للكتاب (@sharjahbookauthority)

Në këtë pikë të karrierës së tij, kur në moshën 32-vjeçare dhe me kontratën e tij që përfundon në qershor, e ardhmja e tij është në ajër (edhe pse gjithçka tregon se ai dëshiron të qëndrojë te Liverpool, i cili gjithashtu dëshiron vazhdimësinë e tij), Salah ka bërë një zbulim që shpjegon praninë e tij në ngjarjen e lartpërmendur.

Salah tregoi se gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist "librat kanë qenë një pjesë shumë e rëndësishme e evolucionit tim, leximi dhe të mësuarit janë dy gjëra që kanë luajtur një rol vendimtar në karrierën time, veçanërisht në aspektin e forcës mendore, e cila "duhet të shoqërojë formën fizike".

Salah shkon më tej dhe pohon se pasioni i tij për librat i ka shërbyer atij "si një burim qëndrueshmërie". Për të gjitha këto, për atë që e ka ndihmuar leximi, edhe si futbollist, por edhe për historinë e tij në përgjithësi, Mohamed Salah planifikon të flasë këtë të dielë në Expo Center Sharjah, në Panairin Ndërkombëtar të Librit Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Salah është një simbol jo vetëm në vendin e tij, Egjipt , por në botën arabe në përgjithësi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll