Aktualitet

Aksidentoi policin që po dokumentonte përplasjen e dy mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan, bie në pranga shoferja

Efektivi i policisë ndodhej në terren duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel, ku u raportuan vetëm dëme materiale.

15 Nëntor 2024, 08:10 Nga ZH.LL
Aksidentoi policin që po dokumentonte përplasjen e dy mjeteve në
Foto ilustruese

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme një polic i cili po dokumentonte një aksident në aksin Tiranë-Elbasan, është përplasur nga një makinë në lëvizje, teksa sot bëhet me dije se drejtuesja e mjetit ka rënë në prangat e plicisë.

Efektivi i policisë ndodhej në terren duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel, ku u raportuan vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende gjendja e efektivit të policisë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

tirane elbasan perplaset polici arrestohet shoferja

Sondazh

Poll