Aktualitet

EMRI/ 68-vjeçares i vendosin lëndë plasëse në verandën e shtëpisë, shpërthim në orët e para të mëngjesit në Orikum

Policia njoftoi se dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

15 Nëntor 2024, 08:12 Nga M.B
EMRI/ 68-vjeçares i vendosin lëndë plasëse në
Foto ilustruese

VLORA- Një sasi e vogël lënde plasëse artizanale ka shpërthuar rreth orës 02:00 të mëngjesit në verandën e një banese në Orikum të Vlorës. Mësohet se banesa ishte në pronësi të Elansi Bellos, 68-vjeçe e cila jetonte e vetme.

Policia njoftoi se dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

vlora

Sondazh

Poll