Politike

"Soros promovoi Ballkanin e Hapur"/ Berisha: Angazhimi i Ramës në dialogun Prishtinë-Beograd, cënoi sigurinë e rajonit!

Berisha gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, u shpreh se angazhimi i Edi Ramës në dialogun Prishtinë-Beograd, ka qënë një faktor jashtëzakonisht i dëmshëm për sigurinë në rajon.

14 Nëntor 2024, 21:57 Nga E. D
"Soros promovoi Ballkanin e Hapur"/ Berisha: Angazhimi i Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur edhe te zhvillimet politike në rajon dhe angazhimin e Edi Ramës në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë. Berisha gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, u shpreh se angazhimi i Edi Ramës në dialogun Prishtinë-Beograd, ka qënë një faktor jashtëzakonisht i dëmshëm për sigurinë në rajon. Përsa i përket marrëveshjes së Uashingtonit mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Berisha theksoi se ajo ishte marrëveshja më e mirë e firmosur ndonjëherë.

"Nëse bëjmë një analizë në rrafshin e sigurisë. Angazhimi i Edi Ramës në dialogun Prishtinë-Beograd, ka qënë një faktor jashtëzakonisht i dëmshëm për sigurinë në rajon, pasi bllokoi procesin, se u mbështet ndarja dhe shkëmbimi, u hap projekti ‘Ballkani i Hapur’, projekt ruso-serb. Xhorxh Soros ishte fuqi në vetvete pasi i cili promovonte këtë agjendë. Marrëveshja e Uashingtonit me kryeministri Hoti dhe Presidentit Vuçiç, ishte marrëveshja më e mirë e firmosur ndonjëherë.

Ajo marrëveshje nuk parashikonte asnjë pengesë, as asosacion as ndryshim kufijsh. Marrëveshje për normalizimin e marrdhënieve ekonomike, ku përfitonin Kosova Serbia dhe Shqipëria. Atë marrëveshje sapo u larguar nga Shtëpia e Bardhë Donald Trump, e ndrynë në arkivat e harresës. Ata që mendojnë se dy autokratët e Tiranës dhe Beogradit janë të dobishëm për paqen, ata konservojnë krizën dhe konfliktin dhe gabojnë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll