Politike

"Vizita e Blinken, fuqia e Soros"/ Berisha: Pasi i dha drejtësinë Ramës, donte t’i jepte opozitën në qeveri!

Ai u shpreh se në datë 17 shkurt, Gjykata e Uashingtonit do jepte vendimin përfundimtar nga McGonigal dhe në datë 16 shkurt, Xhorxh Soros do të sillte në Shqipëri sekretarin Blinken për t’i thënë shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer.

14 Nëntor 2024, 21:50 Nga N.F
"Vizita e Blinken, fuqia e Soros"/ Berisha: Pasi i dha
Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal te fuqia e Xhorxh Sorros në Shqipëri. Berisha  i ftuar në "Çim Peka Live" u shpreh se pasi i dhanë drejtësinë Edi Ramës, donin t’i jepnin edhe opozitën duke e futur në qeveri.

Ai u shpreh se në datë 17 shkurt, Gjykata e Uashingtonit do jepte vendimin përfundimtar nga McGonigal dhe në datë 16 shkurt, Xhorxh Soros do të sillte në Shqipëri sekretarin Blinken për t’i thënë shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer. Berisha theksoi se u detyrua të bëjë një shënim ndërsa në të shkruante  ‘Mirë se erdhe në Shqipërinë moniste zoti Sekretar’.

Intervista në studio: 

Peka: Largimi i influencës së Xhorxh Soros mbi drejtësinë në Shqipëri do të ketë ndikim në politikën penale të SPAK?

Berisha: Po vetëm ata e kanë, Edi Ramës ia dhanë ata. Siç kërkuar t’i japin opozitën. Pasi me reformën arritën t’ja japin Edi Ramës, atëherë goditjen e fundit demokracisë shqiptare do t’ja jepnin duke i dhënë dhe opozitën duke ia futur në qeveri. Se cila është forca e Xhorxh Soros në raport me Shqipërinë, do u jap vetëm këtë shembull.

Në datë 17 shkurt, Gjykata e Uashingtonit do jepte vendimin përfundimtar nga McGonigal, në datë 16 shkurt, Xhorxh Soros do të sillte në Shqipëri sekretarin Blinken për t’i thënë shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer. U detyrova të bëj një shënim, ‘Mirë se erdhe në Shqipërinë moniste zoti Sekretar’. Ai e dinte shumë mirë se në bankën e të akuzuarit bashkë me McGonigal duhet të ishte edhe Edi Rama, i shkëlqyeri i tij. 

berisha rama soros

Sondazh

Poll