Aktualitet

‘Benzi’ ishte parkuar pranë Drejtorisë së Pólícisë, dígjet makina e shefit të paraburgimit të Elbasanit (EMRI)

25 Dhjetor 2019, 21:00 Nga DOSJA
‘Benzi’ ishte parkuar pranë Drejtorisë së

ELBASAN– Makina e shefit të pólícisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. 

Mjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA 131 IX është përfshirë nga flakët në momentin kur ka qënë  parkuar 100 metra nga drejtoria e pólícisë së Elbasanit, pranë ish-gjykatës.

Dyshohet se kemi të bëjë me një rast të qëllimshëm që mund të ketë lidhje me detyrën e Kasit, por nuk përjashtohet edhe një defekt i mjetit.

Disa vite më parë, Krenar Kasi ka mbajtur postin e shefit të sektorit të narkotikëve në drejtorinë e pólícisë së Elbasanit, më pas shef i pólícisë në burgun e Peqinit ndërsa së fundmi është ëmëruar shef i pólícisë në paraburgimin e Bradasheshit .

Ndërkoha Pólícia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve që ndodheshin pranë makinës dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rastit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bradashesh digjet makina e krenar kasit elbasan bradashesh digjet makina e krenar kasit elbasan

Sondazh

Poll