Aktualitet

Në prag të festave/ Banorët e Kurbinit mbetën në qiell ta hapur pas tërmetit, apel institucioneve për strehimin e familje

25 Dhjetor 2019, 14:40 Nga DOSJA
Në prag të festave/ Banorët e Kurbinit mbetën në qiell

LAÇ- I ftohti dhe mungesa e vëmendjes nga strukturat shtetërore po e rëndon çdo ditë situatën në zonat më të prekura nga tërmeti.

Ndërkohë nga një raporti organizatave që veprojnë në Shqipëri vlerëson se bashkia e Kurbinit konsiderohet ndër më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Organizata kanë kryer verifikime në bashkinë Kurbin dhe konstaton se problemi kryesor për banorët e bashkisë Kurbin, mbetet mungesa e strehës. Një përqindje e lartë e banorëve të prekur nga tërmeti vijojnë të flenë në tenda, dhe kushte të vështira nga i ftohti dhe reshjet e shiut. Gjithashtu të dhënat janë alarmante edhe për numrin e invalidëve në këtë bashki.

Duke parë gjendjen e rëndë e krijuar pas rënies së tërmetit, një grup gazetarësh, kanë parë nga afër gjendjen ku dhe ndodhen disa familje në Kurbin. Konstatohet se gjendja vijon të mbetet e rëndë tek familjet e pastreha. Mbetet apel për institucionet, në verifikimin e kësaj gjendje e krijuar konkretisht në Kurbin, në marrjen e masave në strehimin e familjeve, të cilat po përjetojnë situata të vështira, nga humbja e banesave dhe kushtet nëpër të cilat ata kalojnë.

Grupi i gazetarëve ka pasur një takim me biznesmenin Filip Gjoka, i cili ka kontribuar në disa familje, ndërsa ky i fundit premtoi sërish të dhurojë ndihma në disa familje për festat e fundvitit. Gazetarët i kanë dhënë certifikatë mirënjohje biznesmenit Filip Gjoka për ndihmat që ai ka akorduar për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Gazetarët do vijojnë të ndjekin situatën në ditët në vijim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familjet e pastreha ne kurbin filip gjoka tragjedia e 26 nentorit 2019 familjet e pastreha ne kurbin filip gjoka tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll