Aktualitet

Futi celular në qeli, i shtohen 8 muaj burg atentatorit të Capjave, ‘lidhja’ e dyshimtë e Shkëlzen Hasanpapaj me Jurgen

25 Dhjetor 2019, 14:51 Nga DOSJA
Futi celular në qeli, i shtohen 8 muaj burg atentatorit të Capjave,

TIRANË- Atentatorit të fisit Çapaj në Elbasan në 2016, Shkëlzen Hasanpapaj i shtohen edhe 8 muaj burgim.Dënimi shtesë është dhënë nga gjykata penale Tiranë për akuzën e futjes së telefonit celular e sendeve të ndaluara në qeli pranë paraburgimit “302” tek “Mine Peza”.

Vendim, ky i cili është dhënë është dhënë nga gjyqtare Shefkije Demiraj. Karta që përdorte Hasanpapaj rezulton e regjistruar sipas vendimit të Gjykatës në emër të Jurgen Kurtit, gjeneralitet i cili është i njëjtë me atë të ish- menaxherit të Vipave, vrarë pak kohë më parë në Tiranë. Nuk dihet ende nëse Kurti kishte lidhje direkte me këtë kartë, pasi në regjistrat e burgut “302” ai s’ka asnjë takim me Hasanpapajn.

Atentati më 2016

Ngjarja e 6 qershorit 2016, për të cilën akuzohet Hasanpapaj erdhi pas një tjetër atentati ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. I veshur me një uniformë ushtrie dhe me një çantë kamuflazhi, Hasanpapaj akuzohet se ka qëlluar me breshëri ndaj mjetit ku udhëtonin dy të “fortët” e Elbasanit. Xhami i blinduar i mjetit ishte vendimtar në këtë atentat duke iu shpëtuar jetën të dyve. Të vetmit të plagosur ishte Bledar Muça dhe një efektive e policisë së Elbasanit, e cila po kalonte rastësisht në rrugë.

Florenc Çapja tashmë ndodhet në burg, ku është arrestuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, ish-efektivit të policisë rrugore në Elbasan. Më 20 shtator 2019, Çapja do të dalë para gjykatës pasi ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj florenc capjas jurgen kurti shkelzen hasanpapaj atentati ndaj florenc capjas jurgen kurti shkelzen hasanpapaj

Sondazh

Poll