Aktualitet

Ende nuk ka përfunduar, shembet një pjesë e By Pass-it të Tepelenës. Ura nuk mban betonin

25 Dhjetor 2019, 20:59 Nga DOSJA
Ende nuk ka përfunduar, shembet një pjesë e By Pass-it të

TEPELENË- By-Passi i qytetit të Tepelenës ende pa përfunduar punimet ësthë shkatërruar. Një pjesë e tij, ku po ndërtohej një urë është shembur dhe është bërë e pamundur hedhja e betonit.

Dosja.al ka siguar dhe një foto nga ura e shembur, e cila është ende një proces punimi, por një pjesë e saj gjatë hedhjes së betonit ka rënë për shkak të rrëshqitjes së skelave mbajtëse.

Ndërtimi i bypass-it të Tepelenës nga qeveria Rama synon lidhjen e dy segmenteve të rëndësishëm, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin, por cilësia e punimeve po vihet në dyshim nga qytetarët ,ndonëse nuk ka përfunduar ende.

Një rrugë shumë e rëndësishme që ka kushtuar miliona euro po shembet ende pa u përfunduar, por shkaqet ende nuk dihen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet by pass i tepelenes shembet ura ne tepelene by pass i tepelenes shembet ura ne tepelene

Sondazh

Poll