Aktualitet

KURBIN/ Gjendet një trup i pajetë, ishte në breg të detit i dekompozuar

25 Dhjetor 2019, 17:43 Nga DOSJA
KURBIN/ Gjendet një trup i pajetë, ishte në breg të detit i

KURBIN- Një trup i dekompozuar është gjetur pasditen e sotme nga peshkatarët në Kurbin. Sipas informacioneve bëhet me dije se trupi i pajetë është gjetur në brigjet e detit Adriatik në Kurbin.

Deri tani mësohet se trupi është gjetur në grykëderdhjen e Ishmit dhe i përket seksit mashkull. Viktima është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizë-ligjore, për të zbuluar dhe shkaqet e vdekjes. 

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet kufoma policia kurbin trup i pajete ne kurbin gjendet kufoma policia kurbin trup i pajete ne kurbin

Sondazh

Poll