Politike

Seanca ndaj Safet Gjicit/ Kërkoi lirinë për arsye shëndetësore, ekspertët që do të përcaktojnë gjendjen e tij u betuan në gjykatë! Seanca e radhës më 23 dhjetor

Ashtu siç edhe u njoftua më herët, 3 ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë bërë betimin e tyre. Ndërsa avokati i Gjicit ka deklaruar se ish-kryebashkiaku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, ekspertët duhet të merren me përpilimin e një raporti dhe të përcaktojnë pikërisht gjendjen e tij. 

14 Nëntor 2024, 13:22 Nga ZH.LL
Seanca ndaj Safet Gjicit/ Kërkoi lirinë për arsye
Safet Gjici

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar këtë të enjte seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 23 dhjetor 2024.

Ashtu siç edhe u njoftua më herët, 3 ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë bërë betimin e tyre. Ndërsa avokati i Gjicit ka deklaruar se ish-kryebashkiaku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, ekspertët duhet të merren me përpilimin e një raporti dhe të përcaktojnë pikërisht gjendjen e tij. 

Avokati i ish-kryebashkiakut kërkoi lirinë e Gjicit edhe në seancën e mëparshme, pasi sipas tij, ai nuk mund të trajtohet në burg. Por kjo i mbetet ekspertëve të përcaktojnë nëse Gjici mund të kurohet në kushte izolimi apo i rrezikohet jeta.

Gjithashtu duhet të përcaktojnë nëse ish-kryebashkiaku mund të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në kushtet e burgut dhe nëse i rrezikohet jeta nga qëndrimi në izolim. 

Safet Gjici është i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar. Sipas avokatit të tij, Gjici po trajtohet në një spital privat por duke mos dhënë më shumë detaje. Avokati shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësor.

safet gjici seanca mejket ligjore raporti

Sondazh

Poll