Politike

Debati i fortë/ Albana Koçiu: Nuk e kuptoi pse çirreni? Shehaj: Ju dhe vidhni dhe nuk doni t'iu quajm hajdutë

Gjatë interperlancës për skandalin te onkologjiku, Koçiu theksoi se deputeti Agron Shehaj ka linçuar mjekët, në vend që të denoncojë ata që marrin lekë.

14 Nëntor 2024, 13:35 Nga I.A
Debati i fortë/ Albana Koçiu: Nuk e kuptoi pse çirreni?
Albana Koçiu dhe Agron Shehaj

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar se është e gatshme që t'i përgjigjet shqetësimit të çdo qytetari në vend në lidhje me mjekësinë. Gjatë interperlancës për skandalin te onkologjiku, Koçiu theksoi se deputeti Agron Shehaj ka linçuar mjekët, në vend që të denoncojë ata që marrin lekë. Ndërkohë që Shehaj nga ana e tij ka deklaruar se ka ardhur në Kuvend për të thënë të vërtetën. 

Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni. Sa për përgjegjësinë. I përgjigjem çdo shqetësimi, jemi për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime. Ju rendita punët e mira, për të furnizuar me barna me cilësi. Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek. Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek. Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë. Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty. Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme.

Shehaj: Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Por në fakt e kam një dyshim. Nuk thashë, solla raste për të treguar, denoncuar gjendjen ku është shëndetësia. Ça prisni të heshtim? Ça dreqin bëj unë? Nëse nuk flas për probleme çfarë do vij? Nëse ju vidhni dhe ju thoni se shëndetësia është falas, unë do të hesht. Duhet të vij dhe të them të vërtetën. Shih ç’ndodh. Ju edhe vidhni dhe nuk doni t’ju thonë hajdut.

seance plenare 14 nentor 2024 albana koçiu agron shehaj

Sondazh

Poll