Bota

Inteligjenca artificiale "bën miq të ngushtë" dy rivalët politikë, shfaq Biden dhe Trump duke udhëtuar nëpër botë (VIDEO)

Imazhi i buzëqeshur i Joe Biden që mirëpret njeriun që prej tre vitesh e kritikoi i shtyu përdoruesit e rrjeteve sociale të përdorin teknologjinë AI për të krijuar qindra video humoristike që shfaqin dy rivalët politikë tani si miq.

14 Nëntor 2024, 16:36 Nga N.F
Inteligjenca artificiale "bën miq të ngushtë" dy
Pamjet nga AI

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë dhe në Zyrën Ovale. Gjatë këtij takimi ata biseduan për më shumë se dy orë për të gjitha çështjet e hapura të trashëgimisë së postit. Pas 70 ditëve Trump do të marrë në kontroll qeverinë. 

Imazhi i buzëqeshur i Joe Biden që mirëpret njeriun që prej tre vitesh e kritikoi i shtyu përdoruesit e rrjeteve sociale të përdorin teknologjinë AI për të krijuar qindra video humoristike që shfaqin dy rivalët politikë tani si miq.

Joe Biden dhe Donald Trump udhëtojnë, hanë së bashku, argëtohen, kërcejnë dhe në fund përfundojnë në mjedisin origjinal në Shtëpinë e Bardhë sikur zgjohen nga ajo "ëndërr".

trump biden

Sondazh

Poll