Sport

Ruud Van Nistelrooy nuk mbetet rrugëve... dy ditë pas largimit nga Manchester United, ulet në një tjetër pankinë angleze

Largimi i trajnerit holandez nga Old Trafford, ka ndodhur menjëherë pas ardhjes së Ruben Amorimit

14 Nëntor 2024, 16:53 Nga DOSJA
Ruud Van Nistelrooy nuk mbetet rrugëve... dy ditë pas largimit nga

ANGLI - Ruud van Nistelrooy u largua nga Manchester United në fillim të kësaj jave, me ardhjen e Ruben Amorimit si trajner i “Djajve të Kuq”, por e vërteta është se ‘pushimet’ e tij pa klub nuk zgjatën shumë kohë.

Sipas shtypit anglez, holandezi, i cili shërbeu si asistent i Erik ten Hag, do të emërohet trajner te Burnley, i cili sezonin e kaluar u largua nga Premier League, elita e futbollit anglez, për në Championship, divizioni i dytë.

Sipas 'The Sun', Van Nistelrooy kishte tërhequr tashmë interesin e Burnleyt që në verë, kur ai vendosi të transferohej te Manchester United.

Entuziazmi u rishfaq, pasi holandezi fitoi tre nga katër ndeshjet dhe barazoi një tjetër, që drejtori si trajner i përkohshëm për klubin e Old Trafford, pas largimit të bashkatdhetarit të tij.

Burnley, i cili aktualisht është drejtuar nga anglezi Scott Parker, zë në raundin e 15-të të kampionatit, vendin e 4-të, me katër pikë më pak (27) se liderët Sunderland dhe Sheffield United (31).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll