Sport

Fillon zyrtarisht epoka "Ranieri III" te Roma!

Për të, kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe më pas një e ardhme si menaxher.

14 Nëntor 2024, 16:40 Nga DOSJA
Fillon zyrtarisht epoka "Ranieri III" te Roma!

ITALI - Pas turmave të mbrëmshme në aeroportin Fiumicino, nis zyrtarisht kapitulli i tretë i Claudio Ranierit si trajner i Romës.

Trajneri i ri mbërriti në Trigoria në kohën e drekës ku kishte pak tifozë që e prisnin, pak para orës 15:00 u zyrtarizua nga klubi punësimi i tij  dhe menjëherë më pas filloi të drejtonte  stërvitjen e parë të skuadrës.

Për të, kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe më pas një e ardhme si menaxher. Ranieri ka nënshkruar një kontratë me vlerë rreth 1.5 milionë euro, me bonuse të lidhura me arritjen e objektivave specifike të ekipit, siç raporton La Gazzetta dello Sport.

Për të është rezervuar edhe një rol menaxherial me një rol konsulenti, të cilin do ta marrë në fund të sezonit. Me fjlë të tjera ai do të jetë pjesë e zgjedhjes edhe të trajnerit të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll