Sport

PARADOKSI/ Paraguaji vendos ligjin ‘anti-Messi’ për hyrjen e tifozëve në stadium e tij, për ndeshjen e sotme ndaj Argjentinës...

Ai i ndalon tifozët paraguajanë të veshin bluza argjentinase, apo të Leo Messit me numrin ‘10’

14 Nëntor 2024, 15:56 Nga DOSJA
PARADOKSI/ Paraguaji vendos ligjin ‘anti-Messi’ për hyrjen e

PARAGUAJAI - Në Paraguaj thonë se nuk është një ligj 'anti-Messi', dhe se katë e kanë bërë tashmë edhe në përballjen kundër Brazilit shtatorin e kaluar (fitore 1-0).

E vërteta është se Paraguaji do të përballet sonte me Argjentinën, me një ndalim drejtuar tifozëve të saj: ata nuk do të mund të veshin fanela argjentinase me  numrin ‘10’ të Leo Messit (jo ato rozë të Inter Miamit) në tribunat lokale të Defensores del Chaco, stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja.

Një masë që disa klube të MLS-së e kanë marrë me raste. Dhe tani Paraguaji përsërit strategjinë e tij për ndeshjen e sotme (ora 00:30). Federata Paraguajane kështu dëshiron të shmangë mbushjen e tribunave të saj me fanelat e saj dhe synon që ngjyra e kuqërremtë të mbizotërojë, në përpjekjet për një fitoreje që do të ishte e rëndësishme për Paraguajin.

Dje, trajneri argjentinas, Lionel Scaloni, dha mendimin e tij për këtë çështje: "Është mirë që njerëzit e futbollit e kuptojnë se çfarë është Leo Messi. Vetëm sepse dikush ka fanelën e tij nuk do të thotë se ai nuk e mbështet Paraguajin. Ata e veshin atë për nder të Leos. Nuk mendoj se ka nevojë të ngatërrohen gjërat."

Ky ‘ligj’ nuk vlen për tribunën e tifozëve argjentinas, për të cilën janë mundësuar 1700 bileta. Aty mund të veshësh bluzat e Argjentinës, Inter Miami... apo çfarë të duash.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll