Politike

Komisioni për Sterilizimin/ Balla: Hidhuni përpjetë deri në orën 16:00, po bëni teatër

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla ka deklaruar se Opozita po bën teatër në Kuvend. 

14 Nëntor 2024, 12:24 Nga I.A
Komisioni për Sterilizimin/ Balla: Hidhuni përpjetë deri në
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla ka deklaruar se Komisioni për Sterilizimin do të mbyllet në orën 16:00. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla ka deklaruar se Opozita po bën teatër në Kuvend. Balla u shpreh se kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të hetimorit të shëndetësisë nuk përmbush asnjë parakusht.

"Që të zgjatet një komision hetimor, ligji i ka dhënë kompetencën vetëm komisionit për ta bërë diçka të tilla. Kuvendi ka vetëm kompetencën e ngritjes së komisionit, asnjë kompetencë tjetër. Sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor, tani bëhet një teatër, ose do presim deri në orën 16:00 që t’i mbarojë afati...Ju vet e keni sabotuar me dëshirë. Pse nuk erdhët para një jave të sillnit një kërkesë. Pse nuk parashtruat një vendim të ndërmjetëm në komision. E treta është që rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni, neni 25 është neni më i shkurtër i Kuvendit, për komisionet hetimore. Ju mund të hidheni përpjetë deri në orën 16:00, por Kuvendi s’ka asnjë kompetencë për të bërë gjë, për sa kohë s’ka një vendim të ndërmjetëm," tha Balla. 

taulant balla

Sondazh

Poll