Politike

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezanton 12 drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë: Ankesat dhe shqetësimet trajtojini me seriozitet

Gjatë një konference për mediat, Hoxha ka prezantuar drejtorët e Policisë në 12 qarqe në vend, të cilët kanë dalë nga konkursi prej 43 konkurentëve. 

14 Nëntor 2024, 13:04 Nga I.A
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezanton 12 drejtorët e Drejtorive
Ervin Hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar ditën e sotme 12 drejtorët e Drejtorive vendore të Policisë. Gjatë një konference për mediat, Hoxha ka prezantuar drejtorët e Policisë në 12 qarqe në vend, të cilët kanë dalë nga konkursi prej 43 konkurentëve. Po ashtu Hoxha theksoi se drejtuesit e rinj të policisë duhet të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve.

“Pas fazës së konkurrimit, aplikuar për herë të parë, kalojmë sot stafetën e drejtimit të 12 Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit, tek një brez i ri oficerësh me përvojë dhe integritet. Duke u ofruar mbështetjen e plotë strukturave policore, çojmë para arritjet e deritanishme dhe prodhojmë më shumë siguri për qytetarët tanë. Ju kërkoj drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri," tha Hoxha.

Drejtorët e zgjedhur:

Drejtori i Policisë së Tiranas, Elton Alushi
Drejtor i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj
Drejtor i Policisë së Durrës, Vilson Bala
Drejtor i Policisë se Kukësit, Gentian Berberi
Drejtor i Policisë së Lezhës, Altin Mena
Drejtor i Policisë së Vlorës, Elidon Çela
Drejtor i Policisë së Gjirokastrës, Altin Merizaj
Drejtor i Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha
Drejtor i Policisë së Berat, Luigj Vathi
Drejtor i Policisë së Diber, Artion Duka
Drejtor i Policisë së Shkodrës,Fatmir Lleshaj
Drejtor i Policisë së Korcës, Erion Ahmeti

ervin hoxha

Sondazh

Poll