Politike

Shehaj solli rastin e vdekjes së një qytetari për mungesë ilaçesh, Albana Koçiu: Po trajton një fatkeqësi për kredo-politikë

Po ashtu Ministrja ka deklaruar se më këtë narrativë politike, Shehaj mendon se do të marrë ndonjë votë.

14 Nëntor 2024, 12:48 Nga I.A
Shehaj solli rastin e vdekjes së një qytetari për mungesë
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu i është përgjigjur deputetit Agron Shehaj në lidhje me rastin që ky i fundit solli për vdekjen e nje qytetari për mungesë ilaçesh. Koçiu ka theksuar se Shehaj po përdor këtë fatqetësi për kredo-politikë. Po ashtu Ministrja ka deklaruar se më këtë narrativë politike, Shehaj mendon se do të marrë ndonjë votë.

"Kishe paraqitur disa pyetje, kam përgatitur përgjigje, se mendova se do të trajtoje këtë fatkeqësi për kredo politike, e ke të humbur, nuk trajtohen fatkeqësitë për kredo politike, s është as vendi as kuvendi për raste specifike. Kanceri nuk kapet në kohë ka problemet e tilla, prandaj bëjmë fushata që njerëzit të bëjnë kontrolle periodike që ju të merrni fatkeqësinë e tjetrit, s’do të bie në batak. Turp për ju që besoni se me këtë narrativë politike do të merrni ndonjë votë, tha ministrja.

seance plenare 14 nentor 2024 albana kociu agron shehaj

Sondazh

Poll