Politike

Nesër përfundon afati i Komisionit të Shëndetësisë, Vokshi-mazhorancës: Jeni penguesit e hetimeve, mos mendoni se do ta lëmë këtu

Ndërkohë, që prej ditës së djeshme pritet të japë dëshminë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

13 Nëntor 2024, 19:47 Nga r.ll
Nesër përfundon afati i Komisionit të
komisioni

TIRANË- Vijon të zhvillohet me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Shkak i debateve është bërë edhe afati i përfundimit të komisionit hetimor që është nesër. 

Ndërkohë, që prej ditës së djeshme pritet të japë dëshminë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancën se po pengon komisionin hetimor parlamentar. Vokshi tha se hetimet lidhur me koncesionet nuk do t'i ndalin këtu dhe do të vijojnë më tej me zbardhjen e përgjegjësve. 

“Ju jeni penguesit e komisionit hetimor parlamentar. Ju keni kryer vepër penale, dhe kushdo që nuk i është përgjigjur komisionit ka shkelur ligjin. Mos mendoni se do lemë këtu, mos mendoni se do heqim dorë nga e vërteta. Mos mendoni që nuk do e zbardhim dhe nuk do i cojmë të gjithë aty ku duhet të jenë, Edi Rama i pari. Ai ka urdhëruar që ti binden kodit të mafies. Duke vazhduar te Ilir Beqaj, te Ogerta Manastriliu, Albana Koçiu etj”, tha Albana Vokshi.

albana vokshi komisioni hetimor per shendetesine

Sondazh

Poll