Politike

Berisha: Shqipëria për shkencën të dashur miq, shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian

Më tej ai tha se Edi Rama jo vetëm ndaloi kërkimin shkencor duke ndaluar mbrojten e doktoraturave dhe masterave, por edhe atë buxhet që ekzistonte e destionoi për burokratët e tij.

13 Nëntor 2024, 19:47 Nga E. D
Berisha: Shqipëria për shkencën të dashur miq, shpenzon 746
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u ndal te vlerësimi i fundit i Piza-s, ku për për 8 vjeçarin e qeverisë së Edi Ramës, Shqipëria mban flamurin më të zi për rënien dramatike të cilësisë së arsimit. Berisha gjithashtu u shpreh se kërkimi shkencor, i cili është jetik dhe vendimtar për zhvillimin e arsimit dhe zhvillimin e vendit, pothuajse ra në tërësi në inekzistencë. Më tej ai tha se Edi Rama jo vetëm ndaloi kërkimin shkencor duke ndaluar mbrojten e doktoraturave dhe masterave, por edhe atë buxhet që ekzistonte e destionoi për burokratët e tij.

"Shqipëria në vlerësimin e fundit tyë Pizas, për 8 vjeçarin e qeverisë së krimit, mban flamurin më të zi për rënien dramatike të cilësisë së arsimit. Cilësia e arsimit në këtë klasifikim del më e ulët se në vitet 2000. Në shumicën e rretheve të vendit, njohuritë e nxënësve të klasave të 9-ta janë më të pakta se ato të klasave të 7-ta në Tiranë. Mendimi kreativ i të rinjve shqiptarë është më i ulëti dhe vjen pas atij të Uzbekistanit dhe Turkmenistanit. Kurse kërkimi shkencor jetik dhe vendimtar për zhvillimin e arsimit dhe zhvillimin e vendit, pothuajse ra në tërësi në inekzistencë.

Të dashur miq, Edi Rama jo vetëm ndaloi kërkimin shkencor duke ndaluar mbrojten e doktoraturave dhe masterave, por edhe atë buxhet që ekzistonte e destionoi për burokratët e tij. Shqipëria për shkencën të dashur miq, shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian. Ua dhashë këtë shifër për të kuptuar hipokrizinë e tmerrshme të kësaj qeverie, që mashtron shqiptarët për Shqipërinë e viteve ’30 në BE. Edhe njëherë ju lutem, fiksojeni për kërkimin shkencor në universitete e laboratorë të vendit, Shqipëria shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e BE-së," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll