Sport

Takimi Friedkin-Ranieri në Londër: ka një marrëveshje, pritet njoftimi zyrtar i Romës!

Presidenti verdhekuq dhe trajneri kanë arritur një marrëveshje: kontratë deri në qershor 2025, seanca e parë stërvitore të enjten.

13 Nëntor 2024, 19:05 Nga DOSJA
Takimi Friedkin-Ranieri në Londër: ka një marrëveshje,

ITALI - Takimi mes Dan Friedkin dhe Claudio Ranieri përfundoi pozitivisht, për këtë arsye ai do të marrë trashëgiminë e të shkarkuarit Ivan Juric në pankinën e Romës. Presidenti verdhekuq dhe trajneri u takuan në një hotel në Londër dhe mbyllën marrëveshjen, tani jemi vetëm në pritje të njoftimit zyrtar.

Ish-trajneri i Cagliarit, i cili në fund të sezonit të kaluar shpalli lamtumirën e tij në stolat e klubit, do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe do të drejtojë stërvitjen e pare të Romës të enjten.

Për Ranierin, 73 vjeç, do të jetë aventura e tretë te verdhekuqtë si trajner, pas asaj dyvjeçare 2009-2011, e cila përfundoi me dorëheqjen e tij në mesin e sezonit të dytë dhe pas parantezës së pranverës 2019, kur mori drejtimin nga Di Francesco, i shkarkuar për të mbyllur sezonin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll