Sport

"Për mua, Guardiola është çelësi i Cityt. Ai tani mendon për tre ndeshjet e ardhshme"

Ish-sulmuesi i Cityt, Sergio Aguero: “Ai dëshiron të fitojë përherë dhe lëndohet shumë nëse humbet”…

13 Nëntor 2024, 18:56 Nga DOSJA
"Për mua, Guardiola është çelësi i Cityt. Ai

ANGLI - I intervistuar nga kanalet zyrtare të FIFA-s, ish-sulmuesi i Cityt, Sergio Aguero, komentoi: "Për mua, Guardiola është çelësi i Manchester Cityt dhe pse lojtarët janë gjithmonë të fokusuar në fitore.

Duhet t'i heqësh kapelen, sepse nuk është e lehtë të vazhdosh gjithmonë në krye të gjërave. Lojtarët, veçanërisht ata që janë te City, i përsërisin atij: "Hajde, hajde, ne duhet të fitojmë!".

Pep nuk pushon kurrë, ai tashmë po mendon për tre ndeshjet e ardhshme, ai ka gjithçka të planifikuar në kokën e tij. Për shembull, një herë e pyeta për një ekip të caktuar dhe ai u përgjigj: "Unë tashmë kam gjithçka në kokën time".

Më befasoi sepse ndeshja kundër asaj skuadre ishte ende dy javë larg. Ai dëshiron të fitojë përherë dhe lëndohet shumë nëse humbet, ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që City të vazhdojë të jetë favorit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll