Sport

Arbitri anglez i del të keqes përpara, tërhiqet para shkarkimit…

Federata e Futbollit ka ngritur një hetim për videon ndërsa Shoqata e Arbitrave në Agnli ka pezullaur arbitrin, i cili nuk figuron më edhe në ndeshjet e radhës të UEFA Nations League.

13 Nëntor 2024, 17:17 Nga DOSJA
Arbitri anglez i del të keqes përpara, tërhiqet para

ANGLI - David Coote pritet të dorëhiqet nga arbitrimi përpara se eprorët e tij ta shkarkojnë. Sipas tabloidëve në Britani largimi nga detyra e arbitrit, të cilit iu publikua një video ku ofendonte rëndë Jurgen Klop dhe Liverpulin, do ti kushtojë shumë.  

Federata e Futbollit ka ngritur një hetim për videon ndërsa Shoqata e Arbitrave në Agnli ka pezullaur arbitrin, i cili nuk figuron më edhe në ndeshjet e radhës të UEFA Nations League.

Mësohet se Coote do të dorëhiqet dhe kështu nuk do të përfitojë më nga 100 mijë stërlinat në sezon, e cila është edhe paga e tij fikse si arbitër i Premier League. Gjithsej për arbitrtin humbjet nga ky largim mund të shkojnë deri në 1 milionë stërlina.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll