Sport

Kombëtarja U-19 mundet 6-0 nga Izraeli në Elbasan!

Pas 90’ të para Grupi 11 udhëhiqet nga Izraeli dhe Danimarka me tri pikë secila ndërsa Irlanda e Veriut dhe Shqipëria renditen respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

13 Nëntor 2024, 17:15 Nga DOSJA
Kombëtarja U-19 mundet 6-0 nga Izraeli në Elbasan!

ELBASAN - Shqipëria U-19 luajti sot ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj zbritën në stadiumin “Elbasan Arena” ku dhe u mundën me shifrat e thella 6-0.

Ekipi mik shënoi falë Zoabi (4'), Hazan (18', 55'), Khalaili (28'), Oli (52') dhe Magor (75') ndërsa formacioni i Ahmatajt nuk arriti që të dilte në asnjë moment në lojën e vet.

Pas 90 minutave të para Grupi 11 udhëhiqet nga Izraeli dhe Danimarka me tri pikë secila, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Shqipëria renditen respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll