Sport

Komplikohet e ardhmja e Theo Hernandez tek Milani…

Ndryshe nga sezonet e kaluara, kapiteni i Milanit këtë edicion nuk është më një futbollist i paprekshëm dhe në disa ndeshje e ka parë veten në pankinë.

13 Nëntor 2024, 16:40 Nga DOSJA
Komplikohet e ardhmja e Theo Hernandez tek Milani…

ITALI - E ardhmja e Theo Hernandez te Milani është bërë e pasigurt, një situatë që ka tërhequr vëmendjen e shtypit italian. Qëndrimi i fundit i mbrojtësit të majtë ka gjeneruar kritika si nga trajneri Paulo Fonseca ashtu edhe nga mediat, të cilët e shohin me shqetësim paraqitjen e tij këtë sezon. Ndryshe nga sezonet e kaluara, kapiteni i Milanit këtë edicion nuk është më një futbollist i paprekshëm dhe në disa ndeshje e ka parë veten në pankinë.

Fonseca ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, duke treguar mungesën e agresivitetit të Theos dhe performancën e përgjithshme të linjës mbrojtëse. Trajneri portugez nuk e fsheh se i konsideron ndryshimet e mundshme në formacion për të zgjidhur mangësitë e skuadrës në mbrojtje, të cilat kanë qenë të dukshme.

Situata e mbrojtësit francez është e komplikuar edhe për faktin se ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me kuqezinjtë dhe mund të ketë largim të tij në janar ose në verë. Bayern Munich dhe Paris Saint Germain po e monitorojnë situatën e francezit dhe janë gati të ndërhyjnë për transferimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll