Aktualitet

“Mesazhe skandaloze”/ Mësuesi në Korçë pezullohet nga detyra, ngacmoi seksualisht dy të mitura

Gjithashtu mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut. 

13 Nëntor 2024, 13:15 Nga ZH.LL
“Mesazhe skandaloze”/ Mësuesi në Korçë
shkolla

KORÇË- Mësuesi 45-vjeçar, Bledar Duro është pezulluar nga detyra. Drejtoria e Shkollës "Sotir Gurra" ka marrë vendimin menjëherë pasi është njohur me denoncimin e dy të miturave.

Gjithashtu mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut. 

Mësuesi Bledar Duro është arrestuar mesditën e sotme nga policia e Korçës për ngacmim seksual. Dy 14-vjeçaret denoncuan rastin në polici të shoqëruara nga prindërit e tyre. Nga celularët e dy të miturave, policia ka zbuluar mesazhet e mësuesit të cilësuara si skandaloze të cilat nuk mund të bëhen publike.

 

korce arrestohet mesuesi pezullohet nga detyra bledian duro

Sondazh

Poll