Aktualitet

Trafikonin drogë në Gjirokastër/ Vihen në pranga 2 persona, babai i njërit prej tyre po hetohet në gjendje të lirë

Sipas bluve, këta persona kishin bashkëpunar me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar një muaj më parë. Ata funksionin si një grup kriminial në trafikimin e drogës të ndarë në doza, kryesisht në Gjirokastër dhe Sarandë.

13 Nëntor 2024, 11:44 Nga ZH.LL
Trafikonin drogë në Gjirokastër/ Vihen në pranga 2 persona,
Operacioni i policise

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar disa persona, të cilët në bashkëpunim me njërin-tjetrin trafikonin lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për një grup, ku fillimisht ranë në pranga 2 persona, teksa bëhet me dije se procedohet në gjendje të lirë babai i njërit prej të arrestuarve.

Sipas bluve, këta persona kishin bashkëpunuar me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar një muaj më parë. Ata funksiononin si një grup kriminial në trafikimin e drogës të ndarë në doza, kryesisht në Gjirokastër dhe Sarandë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Gjirokastër/Vijon operacioni policor i koduar “Andromeda”.

Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, me objektiv goditjen e një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në doza, në Gjirokastër dhe në Sarandë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 pjesëtarë të tjerë të grupit.

Sekuestrohen sasi Cannabisi të ndara në doza dhe një certifikatë false që iu gjet njërit prej të arrestuarve.

Procedohet në gjendje të lirë babai i të arrestuarit tjetër, pasi iu gjetën 2 thika luftarake.

Në vijim të hetimit të kryer në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Andromeda”, në drejtimin e prokurorisë së qarkut, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasit B. L., 24 vjeç dhe E. Dh., 31 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Nga hetimet rezulton se 2 shtetasit, në bashkëpunim me 3 të tjerë të arrestuar më datë 25.10.2024, të organizuar si grup, janë implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.

Gjatë kontrolleve, 2 të arrestuarve iu gjetën sasi Cannabisi të ndara në doza. Më tej gjatë kontrolleve, shtetasit B. L. iu gjet dhe një dokument (certifikatë) e dyshuar e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. Dh., 68 vjeç, banues në Gjirokastër (babai i 31-vjeçarit të arrestuar), sepse iu gjetën 2 thika luftarake, të cilat i mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

gjirokaster trafiku i dorges grup kriminal arrestohet grupi

Sondazh

Poll